Partizani do të përballet kundër Vllaznisë në ditën e sotme, në një tjetër finale që do të zhvillohet për titullin e Superiores. Kjo përballje do të jetë më shumë se e vështirë për kryeqytetasit pasi në Shkodër është zgjuar ëndrra e titullit kampion.
Përpara sfidës, është lojtari i 12 i Partizanit, “Ultras Guerrils”, që kanë motivuar lojtarët dhe kërkojnë që të japin maksimumin e tyre në fushë. “Besnikët e përjetshëm” që nuk e kanë braktisur klubin në asnjë moment, kërkojnë që ta mbyllin këtë vit të pandemisë duke festuar për titullin kampion. /Sport Ekspres/