Luftëtari zbret në fushë, sot sfidon një ekip rumun

Gjirokastritët e kanë kthyer në një detyrim kualifikimin në turin e parë të Europa League, pasi u njohën me shortin, që u tregua shumë bujar. Skuadra e teknikut Millos Kosti do të sfidojë Ventspilsit e Letonisë në raundin e parë, por në turin tjetër i pret një mision gati i pamundur, pasi nëse avancojnë do të përballen me francezët e Bordosë. Gjithsesi, fillimisht duhet të bëjë mirë në turin e parë.

Gjatë qëndrimit të Slloveni, ku ekipi po zhvillon fazwn përgatitore,  skuadra ka programuar dhe një sërë ndeshjesh miqësore. Luftëtari ka arritur të marrë fitore në 2 testet e para, saktësisht me sllovenët e Aluminijt (2-1) si dhe me maqedonasit e Rabotniçkit (3-1). Sot bluzinjtë do të zhvillojnë dhe ndeshjen e tretë miqësore, këtë radhë me një skuadër nga Rumania, Voluntarin. Bëhet fjalë për një skuadër që e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit rumun vetëm pas ndeshjeve të “play-off”-it. Ndeshja është programuar për t’u zhvilluar në orën 17:00.

 

Ndeshjet miqësore tw Luftëtarit

Luftëtari – NK Aluminij 2-1

Luftëtari – Rabotniçki 3-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *