Luftëtari prezanton sllovenin Kostiç, shtohen trajnerët e huaj në Superiore

Sa vijnë e shtohen trajnerët e huaj në Kategorinë Superiore, sepse pas Kamzës me italianin Vierkovud tashmë e ka radhën Luftëtari të prezantojë trajnerin e ri.

Ashtu si ishte paralajmëruar, është slloveni Millosh Kostiç trajneri i ri i Luftëtarit, që është ndarë me Hasan Likën, edhe pse me të shkuan në Europa League.

Kostiç ka drejtuar pak klube si trajner i parë, por ka shumë eksperiencë si trajner i dytë me një emër të njohur si Slavisa Jovanoviç, në nivel klubi dhe me kombëtaret e moshave të Sllovenisë.

Për Kostiç synimi është ndërtimi i një ekipi të ri, me synim kalimin e të paktën një turi në Europa League dhe një ndër 3 vendet e para në Superiore sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *