Luftëtari nuk ndalet: Tifozët nuk kanë faj, arbitri të hetohet!

Nuk ka fund historia e ndeshjes Luftëtari-Teuta, sepse bëmat e arbitrit Blerim Ziri nuk do të anashkalohen lehtë nga Luftëtari, që në të shkuarën nuk e ka tepruar me polemika, por këtë radhë është ndryshe. Pas ndeshjes luajtur të mërkurën, makina e arbitrit u godit nga tifozë të irrituar, me 5 prej tyre që janë shoqëruar në komisariat, por klubi gjirokastrit kërkon arsyet reale të irritimit të tifozëve dhe gjithë qytetit, që sipas tyre qëndron te arbitrimi skandaloz i Zirit, i cili duhet hetuar jo nga Federata, por nga Prokuroria.

Deklaratë

K.F Luftëtari, pas shoqërimit në komisariat të 5 tifozëve të skuadrës sonë, deklaron me forcë se tifozët duhet të mos përballen me asnjë pasojë në lidhje me atë çka ndodhi në përfundim të takimit Luftëtari-Teuta. Me anë të kësaj deklarate, Luftëtari bën me dije se në çdo hap do të mbështesë tifozët e tij. Në asnjë çast ne nuk jemi pro dhunës, por ajo që ndodhi të mërkurën në Gjirokastër provokoi një reagim që nuk është parë kurrë në qytet. Blerim Ziri dhe shpura e tij sajuan atë arbitrim që provokoi një qytet të tërë. Luftëtari bën me dije se ka gati një dosje lidhur me veprimet e arbitrit Ziri, që bëri arbitrim të qëllimshëm, duke kërkuar që të hetohet një dite para dhe ditën e ndeshjes. Dosja tashmë do të depozitohet në prokurori me shpresën se do t’i thuhet mjaft “kadinjve” të tipit Blerim Ziri dhe zyrtarëve që i mbështesin ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online