Luftëtari i përgjigjet Zguros: Marrëveshjet me shkrim vlejnë më shumë se fjalët

Vangjel Zguro akuzon se Luftëtari i ka mbetur borxh 8 milionë lek, klubi gjirokastrit reagon, duke treguar edhe faktet. Sipas Luftëtarit, Zguro jo vetëm që është larguar duke u likuiduar totalisht, por e ka kërkuar vetë largimin dhe shpresonte të shkonte te Partizani, aq sa ishte gati edhe të paguante.

Klubi i futbollit Luftëtari përbuz me neveri shpifjet që ish-futbollisti ynë Vangjel Zguro ka shprehur në profilin e tij në Facebook. Bëjmë me dije se Zguro është larguar nga Luftëtari me kërkesën e tij. Përpara prishjes së marrëveshjes lojtari ka takuar presidentin Tavo, duke iu lutur ta linte të lirë, pasi sipas tij Partizani po e priste krahëhapur. Madje Zguro premtoi se në këmbim të lejes së kalimit do të derdhte pranë arkave të Luftëtarit 10 mijë euro. Presidenti Tavo e mirëkuptoi Zguron dhe i dha leje të bisedonte me Partizanin. I dehur nga ëndrre e kuqe, Zguro nuk u paraqit as në grumbullimin e skuadrës, këtë herë nën pretekstin e një tjetër ëndrre, asaj amerikane. Mesazhe pa fund dhe telefonata te panumërta shoqëruan ditët e para të janarit presidentin dhe gjithë drejtuesit e tjerë. I gjendur përballë dëshirës së lojtarit, presidenti ra dakord t’i jepte lejen e kalimit, ku palët deklarojnë se nuk ka detyrime mes palëve. Marrëveshjet e shkruara dhe firmosura nga të dy palët vlejnë dhe respektohen më tepër se nevoja për ndonjë lek që mund të ketë kushdo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *