Luftëtari “blen” në shtëpi, rinovon një nga shtyllat e mbrojtjes

Ka qenë një ndër klubet më aktivë në merkaton e janarit, me disa afrime shumë cilësore, përveçse ka mbajtur Abazajn dhe Bregun deri në verë, por Luftëtari nuk ndalet me kaq.

Klubi gjirokastrit vlerëson edhe djemtë e vet, sepse i tillë mund të quhet edhe Oltion Rapa, edhe pse ka luajtur disa sezone te Butrinti.

Mbrojtësi 28-vjeçar ishte një nga titullarët në sezonin e ngjitjes në Superiore, luajti thuajse çdo ndeshje sezonin e shkuar (33 herë titullar) dhe ka qenë 16 herë titullar këtë sezon në Superiore.

Shenjë e qartë se është një lojtar që vlen shumë dhe di të luajë në disa pozicione në mbrojtje, ndaj sot klubi i ka rinovuar kontratën, duke zyrtarizuar gjithçka me një postim të shkurtër në Facebook.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *