Shpëtim Duro është një prej atyre zërave kritikë sa i përket trajnerëve të huaj që mbushin Superioren vetëm në saj të pashaportës, jo të cilësive. Mbi të gjitha, jo vetëm me fjalë, Duro jep leksione edhe me vepra. Trajneri i Egnatias arriti që të mposhte ekipin e momentit, Partizanin e Kolelës. Qartësisht dukej se Duro e fitoi duelin direkt me italianin. Madje jo vetëm që e fitoj, por nuk i la asnjë mundësi reagimi.
Mbi këtë temë u diskutua edhe në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, teksa Edmond Gëzdari u shpreh: “Edhe Shpëtim Duro është pak nga shkolla italiane se ka punuar me mua. Shpëtimi ka punuar me mua te Partizani, zëvendës trajner dhe sigurisht që ka marrë nga italianët se unë jam filo italian si trajner”, tha Gëzdari. /Sport Ekspres/