Kukësi kishte mbështetjen e rreth 30 tifozëve që kishin bërë qindra kilometra për të mbështetur skuadrën e tyre në Korçë. Pavarësisht se ekipi humbi, tifogrupi “Mërgata” kishte një mesazh për tifozët vendas. Zanafilla ishte një sezon më parë, kur në fazën e trete Skënderbeu po triumfonin deri në minutën e 85-të dhe tifozët korçar paraqitën një banderolë “Faleminderit që pritët t’ju zhvirgjërojmë ne”, kjo pasi Kukësi nuk njihte asnjë humbje deri në atë moment. Vetëm pak sekonda pasi u shpalos banderola, Kukësi barazoi me anë të Elton Kalesë. Tifozët e Kukësit nuk e kishin harruar dhe dje kishin përgjigjen me vete. “Biologjinë kur shfletove, për virgjërinë pse nuk mësove?” ishte mesazhi i tifozëve të Kukësit. Para ndeshjes pati dhe përplasje fizike, por gjithçka ka kaluar pa pasoja.