Ludogorets, ose ndryshe thuajse… “Skënderbeu” bullgar

Klubit korçar i mungon vetëm kualifikimi në grupet e Champions për të arkëtuar pikërisht miliardat e kampionëve të bullgarisë, që ndërtuan stadium të ri, por edhe kanë investuar në lojtarë të huaj

Anton Cicani

Shorti i Nionit do të vendosë përballë Milanit të Gatuzos skuadrën bullgare të Ludogorets. Kujtimi i fundit italian tangjent është ai i 3 viteve më parë: një sfidë që dukej e pamundur, kundër Lacios, gjithmonë në fazën e 1/16-ve të Europa League, për një rezultat final që ishte i pabesueshëm, me kualifikimin e arritur nga skuadra bullgare në mënyrë rokamboleske. Përballje e pazakontë (hera e parë mes dy skuadrave) dhe short i mëshirshëm, duke llogaritur kështu të gjitha rreziqet e tjera të shmangura, por që nuk mund kurrsesi të nënvlerësohet, për një skuadër që ka arritur të shkruajë historinë dhe të kthejë të mundur të pamundurën, pikërisht ndaj klubesh “big”.

Related image
Qyteti i verilindjes se Bullgarise, Razgrad

Historia – i themeluar në vitin e largët 1945, Ludogorets gjithsesi i ka jetuar vitet më të dashura të historisë ekzistenciale në sezonet e fundit: ndërrim i trefishtë i emrit, nga Antibiotik në Razgrad 2000 duke vijuar te emri aktual, dhe sidomos pronësisë. Me ardhjen “në pushtet” të Domushiev (viti 2010), Ludogorets ka arritur të koleksionojë plot gjashtë tituj kampionë, 2 Kupa Bullgarie dhe 2 Superkupa. Prej 6 vjetësh në xhiron e kompeticioneve evropiane, përveç arritjes për të eliminuar Lacion, ndaluan edhe Liverpulin (2-2, në shtëpi, në sezonin 2014/15) dhe PSG, në “Parc de Prince”, sezonin e kaluar: shembulli i një skuadre të vogël që, me kalimin e viteve, ka ditur që të fitojë sa më shumë eksperiencë dhe të fuqizohet edhe në merkato dhe struktura, duke qenë në planet e lara të futbollit bullgar.

Image result for wanderson marcelinho ludogorets

Skuadra – Aktualishti dyti në kampionat, edhe pse me një ndeshje për të luajtur dhe mundësia për të kaluar CSKA Sofjen e vendit të parë, Ludogoretsi i Dimitrovit luan me kesmën 4-2-3-1, ose 3-4-2-1 (ashtu si në sfidën e fundit ndaj Hofenhaimit) apo me 4-3-3. Këto janë skemat kryesore: mes armëve të skuadrës bullgare janë Keseru, bomberi rumun me 10 gola deri tani në kampionat, i mbështetur nga dyshja me fantazi Uanderson-Marselinjo, që praktikisht shohin edhe portën shumë. Përbërja e skuadrës është me 17 të huaj nga 26 në total, për një skuadër ndërkombëtare, dhe një “formacion” me brazilianë, plot 9: grup që pas sfidës së ditës së enjte, në Bullgari, për Kupë, përballë CSKA-së, do të qëndrojë dy muaj pushim, duke u kthyer pikërisht në përballjen e 15 shkurtit, ndaj Milanit.

Për një sezon evropian që, pas eliminimit nga turi paraeliminator i Champions League (për shkak të Hapoel Ber Shevës) dhe vendit të dytë në një gurp me Hofenhaim, Braga dhe Istambul Bashaksehir, do të kalojë në Milano.

Image result for ludogorets liverpool 2-2

Si Skënderbeu –  Një histori, ajo e Ludogoretsit, që i ngjan shumë asaj të Skënderbeut në Shqipëri. Edhe pse skuadra korçare ka mbajtur gjithmonë të njëjtin emër, pra që në krijimin e saj, gjithashtu ka edhe një kampionat në vitin e largët 1933 (1922 është viti i themelimit)… Por, sa i përket viteve të fundit, jemi simetrikë. Skënderbeu dhe Ludogorets, dy klube që pas vitit 2010 patën “boom”-in dhe nisën që më investime dhe afrime të rëndësishme, përveç projekteve në impiante dhe struktura, të fitonin tituj radhazi. Kështu, për skuadrën korçare janë pesë tituj radhazi (zyrtarisht, sepse në fushë të fituar janë 6), nga sezoni 2010-2011 deri në 2015-2016 (2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016). Pikërisht ai i fundit, për shkak të dënimit të ardhur nga UEFA dhe hetimit të Komisionit të Etikës në FSHF, është hequr, duke mbetur pezull momentalisht.

Veç kësaj, klubi korçar,  në periudhën e artë, ka fituar edhe 2 Superkupa të Shqipërisë (2013, 2014). Ndërkaq, Ludogorets numëron 6 tituj gjithashtu, nga viti 2010 deri më sot, teksa ka edhe dy kupa të Bullgarisë dhe 2 Superkupa. Diferenca ka ardhur në Europë, duke qenë se skuadra bullgare ka marrë dy herë pjesë në grupet e Champions League (sezoni 2014-2015 dhe 2016-2017). Në sezonin 2014-2015 e mbylli në vend të fundit, me sipër skuadra si Real Madrid, Bazel dhe Liverpull. Në sezonin 2016-2017 e mbylli në vend të tretë duke shkuar në Europa League, në një grup me Arsenal, PSG dhe Bazel (i renditur i fundit). Pikërisht paratë e dy pjesëmarrjeve në grupet e Champions kanë bërë diferencën mes Ludogoretsit dhe Skënderbeut.

Stadiumi

“Ludorogec Arena”, 12 500 vende dhe një kosto thuajse 3 mln euro

Quhet “Ludogorec Arena” dhe është stadiumi kryesor i Razgradit, qytet në veri lindje të Bullgarisë. Projekti kryesor parashikonte që kapaciteti i stadiumit të ishte 8 800 spektatorë, përpara se në vitin 2014 të ristrukturohej për të pritur ndeshjet e klubeve në kompeticionet evropiane duke arritur te një kapacitet aktual prej 12 500 spektatorësh.

Përveç Ludogoretsit, edhe kombëtarja e Bullgarisë U-21 ka luajtur dhe luan në këtë stadium. Praktikisht, një stadium i vogël për një qytet dhe tifozeri të vogël. Një model që disa klube shqiptare duhet të ndjekin, nisur kjo nga Skënderbeu, edhe pse në projektet e presidentit Ardjan Takaj është pikërisht shembulltura e asaj që kërkon të bëjë në Korçë.Një impiant që të ketë një kosto rreth 1 mln euro, bashkë me një parking të nëndheshëm dhe disa ambjente të tjera brenda tij dhe “Sky Box”, që janë për transmetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online