Luciano Moggi i tregon Napolit formulën e suksesit: Përpara se të blini lojtarë të rinj, firmosni me Igli Taren

Luciano Moggi ka vlerësim të madh për drejtorin sportiv shqiptar, Igli Taren. Ky i fundit bëri jo pak bujë me punën e madhe te Lacio, por tani kjo eksperiencë i takon së shkuarës. Për Moggi-n, Napoli do të ringrihej si ekip nëse do të merrte Taren si drejtor.

“Para se të blija lojtarë të rinj do të punësoja menjëherë një drejtor sportiv. Mendoj se ky është prioriteti i Napolit, ai duhet të punësohet sa më shpejt. Emrat? Mendoj se ideali është Igli Tare, ishi i Lazio. Po flasim për një profesionist serioz, me personalitet, i mësuar të menaxhonte edhe situatat më të komplikuara. Tare kishte një karizëm të madh, ai mund të blinte shumë lojtarë të shkëlqyer me çmime të arsyeshme”, tha Moggi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online