Luçi: Vllaznia është e Shkodrës dhe e elitës, mjaft me baltë!

Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur shkodran, Roland Luçi, po ndjek me shqetësim ecurinë e Vllaznisë, por duket se e shqetëson jo pak edhe negativiteti në Shkodër, aq sa akuzon se ka qarqe e njerëz që duan fundosjen e klubit. Sipas Luçit, në këtë moment të vështirë të gjithë duhet të ndihmojnë skuadrën të mbijetojë, duke lënë mënjanë betejat e fjalëve në stadium, rrjete sociale e media.

“Vllaznia ka nevojë urgjente për një ristartim cilësor, por ristartim duke qene pjesë e elitës futbollistike shqiptare dhe jo ristartim nga katakombet e futbollit, nga kategoria inferiore qe nuk i përshtatet këtij Klubi të madh e dikur hijerëndë. Këtë imperativ e kane tashmë të qartë të gjithë faktorët vendimmarrës të fatit te saj, e ka të qartë gjithë opinioni sportiv shkodran.

Një hap shume i gabuar u hodh ne Shkodër kundër një rivali direkt, e aq me tepër që për fat të keq qarqe e individë të caktuar në Shkodër me sa shihet ne nxitjen e histerisë disfatiste në këto momente vendimtare, do të dëshironin realizimin e skenarit te turpshëm, zhytjen e Vllaznisë në anonimitet për kushedi çfarë interesash dhe rënien e saj nga Kategoria Superiore.

Vllaznia është e Shkodrës dhe e tillë duhet trajtuar, e jo të kthehet stadiumi, rrjetet sociale dhe media ne një tapet gjigant ku dy palë kacafyten duke hedhur balte e nëpërkëmbur njëra-tjetrën, duke hedhur balte e nëpërkëmbur ekipin edhe ashtu te demoralizuar, duke e dekurajuar atë in extremis pikërisht tani që kërkohet përqendrim maksimal, finalizim i synimeve sado minimale dhe të padenja për Vllazninë historike, por gjithsesi qëndrimin ne Superiore te Vllaznisë aktuale, kaq ishte mundësia dhe për sivjet.

Është në nderin e Shkodrës dhe qytetarëve te saj ta mbështesin simbolin e vet sportiv, ambasador ne dekada te kulturës se tyre, dhe mbas sigurimit te mbijetesës te kritikohet fuqishëm e korrigjohet thellësisht me synim rikthimin dinjitoz ne Elite dhe jo te shkoj puna ne mbetjen ne një rival direkt te Kamzës si e përmenda me lart, me gjithë respektin ndaj këtij ekipi me histori modeste.

Një Elite shqiptare qe vuan dhe ka vuajtur per Dinamon dhe Tiranen, ashtu si dhe për Partizanin e Flamurtarin pak me herët, do te dukej e mangët, e shpëlarë e pa shkëlqimin e duhur pa pasur Vllazninë në gjirin e saj. Dhe për të shmangur një Elite futbollistike shqiptare pa themeluesen e saj, duhen harruar dhe për pak javë ofendimet, sabotimet, sharjet, nostalgjitë, ëndrrat e parealizuara dhe kërkesat absurde duke u përqendruar te synimi minimal akoma i mundshëm – mbijetesën futbollistike të Shkodrës!

Vetëm pastaj duhen hapur defterët e hesapeve, përgjegjësive, dështimeve me synim ringritjen ne nivelin qe opinioni sportiv shqiptar e do Vllazninë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online