Nga Luçesku te Hamren, flasin rivalët e Shqipërisë: Grup i vështirë për të gjithë

Mirçea Luçesku ka komentuar pas shortit për “TRT Spor”. Trajneri i Turqisë ka theksuar se skuadra e tij është në një grup që është i barabartë, por sigurisht duke ndarë Francën, e cila është në një tjetër nivel.

Mund të them se jemi në një grup të ekuilibruar. Asnjë grup nuk është i lehtë, por ne do të luajmë për të fituar ndeshjet tona. Franca është një ekip shumë i fortë, por urojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë”.

Duhet të luftojmë në të gjitha ndeshjet në të njëjtën mënyrë. Islanda është një ekip i mirë, që ne e njohim. Lojtarët kanë luajtur për një kohë të gjatë dhe ky është një avantazh. Andorra ka një stadium të vogël dhe është e rrezikshme, ndaj duhet të ruajmë të njëjtin nivel në çdo ndeshje”.

Erik Hamren, trajneri i Islandës

Rreth shortit të eliminatoreve të EURO 2020 ka folur dhe trajneri i Islandës, Erik Hamren. Vendi i vogël nordik është kualifikuar në Europianin e fundit dhe në Botërorin e Rusisë, ndërsa Hamren kërkon të përsërisë të njëjtën gjë. Do të jetë tepër e vështirë, por Islanda do të bëjë maksimumin.

Ne duhet të tregohemi të aftë, vërtetë të aftë. Është shumë e vështirë të arrijmë të kualifikohemi në kompeticionin e tretë rresht, është e vështirë për shumë vende, shtete të mëdhenj, më të mëdhenj se Islanda, por ky është qëllimi ynë. Mendoj se mund t’ia dalim“, përfundon trajneri i Islandës për “UEFA.com”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *