Luante në rolin e pazakontë, Klaus Gjasula nuk e harron vesin dhe bën gjërat e… Gjasulës

Klaus Gjasula nuk e harron vesin e vjetër. Futbollisti shqiptar luajti përballjen e sotme kundër ish-skuadrës së tij Hamburgut në një rol të pazakontë për të. Gjasula u pozicionua në qendër të mbrojtjes, pavarësisht se pozicioni i tij natyral është ai i mesfushorit.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-2 për Darmshtadtin, por mesfushori i Kombëtares kuqezi është detyruar të dalë më herët nga fusha. Gjasula bën Gjasulën dhe ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 58, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *