“Luante Mario Kart 5 minuta para ndeshjes” , ish-shoku i skuadrës tregon anën jo profesionale të Hazard

Eden Hazard vazhdon të jetë një problem për Realin e Madridit. Belgu është shumë larg shkëlqimit që kishte te Çelsi, teksa në kryeqytetin spanjoll dëmtimet e kanë përndjekur që prej muajve të parë të transferimit. Talenti nuk i ka munguar kurrë, por zelli dhe përkushtimi po. Në një intervistë për “Daily Mail“, ish-shoku i tij i skuadrës te blutë e Londrës tregon anën tjetër të Hazardit.

Felipe Luis është shprehur se sulmuesi është një nga më të mirët me të cilët ka luajtur, por mënyra se si ai stërvitej ishte larg profesionalizmit. Madje përpara se të fillonte ndeshja luante Mario Kart në dhomën e zhveshjes.

“Hazard, së bashku me Nejmarin dhe Mesin, është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai nuk stërvitej mirë, pesë minuta para ndeshjes luante Mario Kart në dhomën e zhveshjes.

Nxehjen e bënte pa i lidhur lidhëset e takave. Por askush nuk mund ta merrte topin prej tij. Ai driblonte  tre ose katër dhe fitonte ndeshjen. Hazard është shumë i talentuar. Ndoshta atij i mungon pak ambicia për të thënë: ‘Unë do të jem lojtari më i mirë në botë’. Sepse mund të jetë”, ka thënë Filipe Luis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online