“Lautaro është më i mirë se Dybala në kohën e tij të artë”, gazetari vlerëson sulmuesin e Interit në Itali

Dallimi më i madh mes Interit dhe Milanit në derbin e djeshëm ishte organika e klubit. Lojtarët zikaltër ishin dukshëm më lart se “kushërinjtë” dhe veçanërisht Lautaro Martinez, i cili zhvilloi një ndeshje gati perfekte.

Argjentinasi duket se ka konsoliduar veten si argjentinasi më i mirë i Serisë A, duke mposhtur kështu konkurencën e futbollistit të Juventusit, Paulo Dybala. Këtë e ka konfirmuar gazetari Mario Sconcerti në editorialin e tij për Corriere Della Sera.

“Lautaro është më i mirë se Dybala në kohën e tij të artë, sepse nuk ka asnjë pasiguri për rolin e tij. Ai e di që është një sulmues dhe duhet të shënojë gola. Pjekuria e tij dhe prania e Lukakut në krah të tij e zbehin shumë mungesën e një Top Player-i”, u shpreh gazetari Mario Sconcerti./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online