Kristjan Asllani e ka nisur nga minuta e parë edhe takimin e Empolit kundër Bolonjës në Serinë A. Tanimë mesfushori shqiptar nuk po shihet si një surprizë, por po fiton vendin e tij në formacion, megjithëse është vetëm 19-vjeç. Tuttomercatoëeb ka pasur vlerësim të lartë për këtë lojtar në performancën kundër Bolonjës.
“Trashëgimtari i Riccit, i cili u shit te Torino. Nuk i dridhen këmbët, i mungon diçka në aspektin fizik, por ka personalitet dhe shumë cilësi. Zbret deri afër dy qendrave të mbrojtjes për të ndërtuar lojën e Empolit”, shkruhet nga media italiane. /Sport Ekspres/