Ilir Daja e nis me fitore sezonin në Kosovë, skuadra e tij siguron çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Pas një faze fantastike përgatitore, Ballkani vazhdon serinë e fitoreve edhe në Kosovë. Dita e sotme ka përkuar me debutimin në një takim zyrtar të Ilir Dajës në krye të stolit të skuadrës nga Suhareka. Ballkani ka mposhtur me rezultatin 1-0 ekipin e Malishevës, në një takim që u vendos nga goli i Albion Rrahmanit në minutën e 79.

Suharekasit sigurojnë kështu biletën për në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku këtë herë përballë do të kenë Onix-in. Një fillim i mbarë ky për Ilir Dajën, që tashmë vëmendjen do e kalojë në kampionat, në të cilin gjendet vetëm 2 pikë larg kreut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online