Një derbi shqiptar duhej të rezultonte ndeshja mes Atalantës dhe Torinos, por nuk ishte e tillë. Vetëm Berat Gjimshiti e nisi nga minuta e parë, ndërsa Etrit Berisha gjendej në stol dhe vendin e tij e kishte marrë Milinkovic Savic.
Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-2 dhe Gjimshiti zhvilloi një ndeshje të dobët. Mbrojtësi shqiptar ishte fajtor në pësimin e golit të parë dhe Gasperini vendosi që Berati të mos dilte nga dhoma e zhveshjeve, për të vazhduar me Toloin në të dytën. /Sport Ekspres/