Luajtën kundër ekipit shqiptar! Tifozëve kroat u bëjnë prit huliganët serbë në rrugë, dalin me shkopinj dhe nisin të gjuajnë

Rijeka ka luajtur në transfertë përballë Dukagjinit në turin e dytë të Conference League, teksa takimi është mbyllur me shifrat 0-1. Por festa e kroatëve nuk ka zgjatur shumë pas ndeshjes në Prishtinë. Rreth 100 tifozë të Rijekës kishin udhëtuar në Kosovë për të parë takimin.

E teksa po ktheheshin në shtëpi, një sulm u ndodhi në orët e para të mëngjesit. Në afërsi të Beogradit, në lagjen e quajtur Grocka në autostradë, disa huliganë serb që ishin të maskuar kanë dalë dhe kanë goditur me shkopinj. Autobusi i tifozëve kroat është dëmtuar, ndërsa shoferi i autobusit është plagosur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online