“Luajtëm vetëm ne me Qirkon, por ishte në ditë të shkëlqyer“, Bellai flet për sfidën me Partizanin: Mos harroni që kanë humbur me Kastriotin

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 11 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni nuk thyhet as nga Kastrioti, teksa skuadrat janë ndarë në barazim 1-1. Krutanët gjetën golin e avantazhit shumë shpejt. Bedri Greca e dërgon topin në rrjetë që në minutën e 7, por në pjesën e dytë të takimit Erzeni kthen sërish baraspeshën. Nonato rrotullohet bukur në zonë dhe goditja e tij mposht portierin Sali. Skuadrat largohen me nga një pikë nga stadiumi, çka e mban ekipin shijakas në vendin e tretë të renditjes.

Në krahun tjetër, Teuta ka dështuar të fitojë edhe nda Bylisit. Një tjetër barazim është regjistruar në Ballsh, ku rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Kriza vazhdon të jetë prezente te skuadra durrsake, që mban vendin e fundit në tabelën e renditjes. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol“ në “Oversport“.

Bellai (Bylisi): “Ishte një ndeshje e vështirë nga ana psikologjike për ne, pasi vinim nga katër ndeshje që nuk fitonim. Pozitive ishte që nuk pësuam. Pjesën e dytë luajtëm vetëm ne me Qirkon, po nuk shënuam dot. Problemi jonë është që nuk shënojmë dot. Krijojmë shumë raste, por nuk shënojmë dot. Është e gjitha psikologjike. Lojtarët janë futur në një situatë të vështirë dhe ndihem sikur nuk kanë vlerë. Por mos të harrojmë që ishin këta çuna që e çuan skuadrën deri këtu. Nuk duhet të humbin vetëbesimin. Mos harroni se edhe Partizani ka humbur pikë me Krujën, me Egnatian. Të gjitha ekipet rrihen dhe humbin pikë. Dy episode pati Teuta, por kishin një Qirko në një ditë të shkëlqyer“.

Kapllani (Erzeni): “Pas ndeshjes me Vllazninë nuk kishim shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen. Hymë për të bërë më të mirën sot, për të marrë fitoren. E nisëm mirë lojën. Por në një moment, me një goditje standarte pësojmë gol. Është e disata herë që përsëritet. Por përsëri arritëm të reagojmë. Patëm mundësi, përpos një shtylle në pjesën e parë. Luajtëm deri në fund për ta fituar ndeshjen, por mos të harrojmë që Kastrioti është një kundërshtar i fortë. Jam pak i mërzitur për mënyrën se si e pësojmë golin. Jemi ekip me shtatlartësi mbi mesatare. Nuk ndihem mirë kur pësojmë gol në të tilla situata. Pastaj ekipi gjeti forcat, pati dëshirë, pati personalitet“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online