“Luajtëm me 10 lojtarë për shumë minuta”! Mirel Josa flet për barazimin me Erzenin: Nuk morëm maksimumin, por dolëm me minimumin e pikëve

Laci dhe Erzeni janë ndalur në një barazim pa gola në ndeshjen e sotme. Shumë raste për shënim nga të dy ekipet, por në fund një pikë e ndarë dhe rrjeta të paprekura. Një episod i rëndësishëm në këtë ndeshje ishte ai i minutës së 58. Christian Lima do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe do të linte kurbinasit me 10 lojtarë. Erzeni nuk arriti dot që të përfitonte, ndërsa nga ana tjetër, Laçi vazhdon me problemin e mos gjetjes së golit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Mirel Josa: “Fuqia jonë sulmuese nuk ishte ajo që duhej, pavarësisht se ne u munduam në fund. Kishim dy raste që mund të bënim diçka në portën kundërshtare, por ky është futbolli. Por siç krijoi raste Laçi, krijoi edhe rivali. Ne luajtëm me 10 lojtarë për shumë kohë dhe kur nuk ke mundësi të marrë maksimumin, do të marrësh minimumin. Përforcimet? Nuk mund të flas për to, është pjesë e klubit. Cdo trajner do që të ketë lojtar në skuadër, por këto varen nga kushtet që kemi. Ne kemi marrë një lojtar, Prodanin, tani të shohim. Soboëale u lodh dhe nuk kisha një sulmues tjetër klasik për ta zëvendësuar, futa Melon. Do të ishte mirë sikur ta kishim edhe një sulmues tjetër”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *