Zoran Zekiç ka folur në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes kundër Bate Borisovit. Trajneri i Partizanit ka mbetur i zhgënjyer nga humbja 2-0, e cila i nxorri ata jashtë kompeticionit të Ligës së Konferencës. Kroati i stolit të “demave të kuq” është shprehur se skuadrës së tij thjesht i mungoi fati dhe goli për të kaluar në fazën tjetër.
“Jam shumë i zhgënjyer përsa i përket rezultatit sot. Ne luajtëm futboll, por nuk arritëm të shënonim dhe sigurisht në situata të veçanta at ana ndëshkuan. Bëmë vetëm një gabim, të cilin kundërshtari e shfrytëzoi. Ndihem pak i zhgënjyer, pasi i kisha folur ekipit gjatë gjithë javës për situatën se si e pësuar golin e parë. Nuk arritëm të shënonim gol dhe e vuajtëm këtë gjë. Gjithsesi jam shumë krenar për atë që lojtarët dhanë në fushë. Vrapuan shumë, zhvilluar një ndeshje të mirë. Thjesht na mungoi goli dhe ishim të pafatë.
Liga e Konferencës? Në këtë moment nuk dua të mendoj për kundërshtarin që do të përballemi pas kësaj humbjeje. Nga nesër do të fillojmë punën të përgatitemi për përballjen që na pret në kompeticionin tjetër europian“, ka deklaruar Zoran Zekiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/