Pas goleadës në Ligën e Kampionëve, Mançester Siti ka marrë tjetër fitore me rezultat të thellë. Këtë herë “viktima” ishte Bërnlei në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA. “Qytetarët” fituan me shifrat 6-0, ndërsa tre golat e parë u shënuan nga Erling Halandi.
Në deklaratën e tij për mediat pas ndeshjes, Guardiola ka mbetur i impresionuar nga statistikat e sulmuesit norvegjez, megjithëse nuk nguroi të bënte edhe ironi. Trajneri spanjoll u akuzua për zëvendësimin e Halandit në Ligën e Kampionëve pas shënimit të 5 golave, duke i hequr mundësinë për të thyer rekordin e Mesit. Lidhur me këtë fakt Guardiola ka vendosur të bëjë ironi në intervistën pas ndeshjes.
“8 gola në 4 ditë. Unë luajta 11 vite te Barcelona dhe shënova 11 gola. Ai e arriti vetëm… E pabesueshme. E zëvendësova pas tre golave që të mos thyente rekordin e Mesit në FA Cup”, ka ironizuar Pep Guardiola./Halit Delibash-Sport Ekspres/
Pep Guardiola: “I substituted Haaland so he doesn’t break Lionel Messi’s record in FA Cup.” ?
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) March 18, 2023