Luajnë finalen me Apoloninë, Korabi fton tifozët në “Niko Dovana” për të shkuar më pranë Superiores: Së bashku ia dalim!

Korabi do të ndeshet me Apoloninë në fazën “play off”. Përballja do të jetë me vetëm një takim dhe do të zhvillohet të hënën, më 23 maj. Sfida do të zhvillohet në një fushë neutrale, e cila do të jetë “Niko Dovana”. Klubi i Korabit njofton tifozët përmes faqes zyrtare në “Facebook” për detajet e ndeshjes dhe i fton të gjithë ta përkrahin në Durrës. Fituesi i këtij dueli do të përballet me Egnatian për një vend në “Abissnet Superiore”.

“Ndeshjen e radhës ekipi luan fazën tjetër të Play – Off me ekipin e Apolonisë. Ndeshja luhet në qytetin e Durrësit, në stadiumin “Niko Dovana”, ditën e hënë datë 23.05.2022, ora 17:00. Ftojmë të gjithë tifozët dibranë në mbështetje të ekipit! Së bashku do ja dalim!”, shkruhet në njoftimin e klubit të Korabit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online