Barcelona arriti të merrte një fitore me rezultatin 5-2 ndaj Valencias, në një ndeshje ku katalanasit dominuan gjithçka. Dy golat e parë do të vinin shumë shpejt për lojtarët e Barcelonës duke e gjetur veten në avantazh 2-0 në më pak se 10 minuta lojë. Pjesa e parë përfundoi me rezulatatin 2-1, ndërsa 3 golat e tjerë do të shënoheshin në pjesën e dytë të takimit.
Pikërisht në pjesën e dytë do të arrinte të dërgonte topin në rrjetë edhe sulmuesi Suarez, i cili ia dedikoi golin e shënuar vajzës së ish-trajnerit të Barceonës, Luis Enrique. Vajza e tij u largua nga jeta në fund të muajit që lamë pas, duke mos arritur të mposhtë sëmundjen që kishte. Një moment prekës ky që u shoqërua edhe me lotët e sulmuesit uruguajan./Sport Ekspres/