Fitore surprizuese në Serinë A, Etrit Berisha feston përballë Thomas Strakoshës

SPAL-i ka marrë një fitore surprizuese në kampionat, ndërsa ia ka dalë me shifrat 2-1 përballë Lacios duke përmbysur gjithçka. Fillimisht do të ishin miqtë që kaluan në avantazh, falë golit të realizuar me penallti nga Ciro Imobile.

Por në pjesën e dytë erdhi dhe kthesa e vendasve, me Petagnan erdhi barazimi dhe që u përmbyll me golin e Kurtiç në minutat shtesë të takimit. Një festë e madhe në krahun e SPAL, që merr kështu tre pikët e para në Serinë A. Përballë një Lacio të pafuqishmë dhe pa ide në gjithë lojën, padyshim që mund të cilësohet si një fitore surprizuese, por që vendasit nuk vodhën asgjë në këtë takim. Etrit Berisha ka festuar ndaj Thomas Strakoshës, pasi kjo ndeshje ishte edhe një “derbi shqiptarësh” mes portierëve. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online