Lopetegui paralajmëron Diego Kostën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri i kombëtares spanjolle Hulien Lopetegui ka paralajmëruar sulmuesin e Çelsit, Diego Kosta se për të nuk do të ketë një vend për botërorin rus nëse ai nuk zgjidh shpejt situatën në klubin e tij. Diego Kosta vazhdon të tregohet kokëfortë, duke refuzuar të kthehet në Londër. Sjellja e tij duket se ka nisur të mos i pëlqejë as trajnerit të Spanjës, i cili ka thënë: “Kjo verë ka qenë e pazakontë, e çuditshme dhe e ndërlikuar për Diego Kostën dhe klubin e tij. Ai vijon të jetë një lojtar i Çelsit dhe shpresoj që t’i japë sa më shpejt zgjidhje situatës së krijuar. Është shumë e vështirë që një lojtar i kombëtares të mos stërvitet, të mos luajë dhe të jetë përsëri pjesë e ekipit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *