Lokomotiva e Zagrebit ka një transfertë të rëndësishme kundër Rudesh dhe do synojë marrjen e pikëve maksimale. Myrto Uzuni, sikurse ndodh zakonisht, është përzgjedhur titullar dhe këtë herë do të luajë në pozicion e zakonshëm.
Kundër Hajdukut të Splitit Uzuni ishte zhvendosur në krahun e majtë të sulmit, aty ku edhe ka luajtur më së shumti te Laçi. Por në Kroaci trajneri Tomiç më së shumti e ka aktivizuar si sulmues të dytë, pozicion që do e mbulojë edhe sot beratasi. Titullar është përzgjedhur edhe Lirim Kastrati.