Levante ra nga kategoria në fund të sezonit që lamë pas, por me shumë mundësi në La Liga 2 do të shkojë pa Enis Bardhin. Lojtari shqiptar ka zgjuar interes në elitën e Spanjës, ku dy klube kërkojnë shërbimet e tij.
Bëhet fjalë për Celta Vigon dhe Almerian. Këta të fundit siguruan ngjitjen në elitë si kampionë në La Liga 2 dhe janë në kërkim të cilësisë në mesfushë për të synuar qendrimin sa më gjatë në La Liga. Ndërkohë Celta synon pjesëmarrjen në Europë dhe një profil si Bardhi duket i përshtatshëm për objektivat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/