Lojtari shqiptar rrezikon ndeshjet vendimtare për Botërorin, del nga fusha i dëmtuar pas vetëm 24 minutave

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një lajm i keq vjen nga Çekia. Albion Rrahmani ka lënë fushën e lojës përpara kohe. Ndeshja e sotme kundër Rakov Çestoçovës, e vlefshme për Ligën e Konferencës, ka zgjatur vetëm 24 minuta për të. Sulmuesi shqiptar është zëvendësuar për shkak të një dëmtimi.

Rrahmani do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim shqetësues, apo thjesht një lëndim që mund të kalojë shpejt. Mbetet për t’u parë nëse do të vihet në rrezik thërritja e tij te Kosova për dy ndeshjet vendimtare sa i përket kualifikimit bë Botëror./Sport Ekspres/