Lojtari “shqiponjë” që qau për Kombëtaren, Paolo Tramezzani do të rrisë “fëmijën Kamer Qaka”

Nga Klaudio Ndreca

Paulo Tramezani kërkon të rilind një futbollist shqiptar që konsiderohej me të ardhme të madhe. Bëhet fjalë për Kamer Qakën, lojtarin që disa kohë më parë do ta grumbullonte edhe Kombëtarja. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë mesfushori, ka qarë në telefonatë pasi ka marrë vesh se do të ishte pjesë e Shqipërisë.

Me shqiponjën si tatuazh, dashurinë karshi atdheut e ka treguar, por ftesat e mëvonshme do t’i mungonin pasi nisi tatëpjeta si futbollist. Kur ishte pjesë e Pioli Iashit, Qaka konsiderohej si një nga mesfushorët më të mirë në Rumani. Për këtë arsye kaloj te Steaua e Bukureshtit dhe nuk do të vononte shumë largimi, me presidentin që u shpreh: “Nuk mund të merrem me fëmijët”.

Sezoni i fundit i Qakës ishte te Craiova, por as aty nuk arriti që të ngrihet në lartësinë e duhur. Tashmë raportohet se Paolo Tramezzani e kërkon me ngulm mesfushorin shqiptar te Sioni në Zvicër, duke kërkuar që të shpëtojë karrierën e tij. Kjo dëshirë e trajnerit italian që ishte ndihmësi i De Biazit në historinë e Francës kishte ekzistuar edhe në kohën kur drejtoi Livornon, por pa mundur t’i realizohej. Tashmë të dyja klubet janë në bisedime dhe priten zhvillime të reja në ditët e mëvonshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *