Lojtari që Shqipëria e fitoi me lu.ftë ndaj Greqisë dhe që nxori Bushin nga vetja, “Ibrahimovic shqiptar” pritet të kalojë në Itali

Nga Klaudio Ndreca

Emiliano Bullari ishte emri më i përfolur para pak kohësh mes talenteve shqiptarë. Greqia e kërkoi me çdo kusht prodhimin e akademisë së Olimpiakosit duke parë statistikat e tij me të rinjtë, që ishin mbreslënëse. Alban Bushi duhej të udhëtonte në Greqi për ta bindur lojtarin dhe ia arriti me sukses. Madje për ta fituar këtë betejë, për herë të parë trajneri bëri lëshimin duke marrë një 17-vjeçar te Kombëtarja U-21. Por siç ndodh rëndomtë, sa herë që një lojtar shqiptar zgjedh Kombëtaren Kuqezi, karriera e tij nis të bie në vendin helen.

Rasti më flagrant ka qenë i Ajdareviç që nga titullar i padiskutueshëm i AEK, sapo u thirr nga Panuçi, nisi të ngrohte stolin në çdo ndeshje. Në mediat greke Bullari cilësohej për fizikun dhe mënyrën sesi shënonte si “Zlatan Ibrahomoviç”. Por kalimi i tij te Atromitos nuk qëlloi zgjedhjet e goditur teksa nuk do të aktivizohej për asnjë moment.

Asokohe trajneri austriak i Atromitos, Damir Canadi, i kishte premtuar shumë Emiliano Bullarit për t’ia bërë këtë aventurë që t’i dukej e jashtëzakonshme. Por vetëm 24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bullarin, trajneri Canadi do të grindej me dy futbollistë të ekipit të tij dhe do të përjashtohej nga presidenti i klubit.

Këtu nis edhe periudha jo e mirë e Bullarit. Klubi mendoi të merrte përkohësisht trajnerin grek Savas Pantelidis. Pantelidis me CV e tij aspak bindëse, nuk i ka dhënë asnjë mundësi të vetme Emiliano Bullarit që të tregojë veten, pavarësisht se kalimi i tij u projektua në të tjetër mënyrë.

Madje edhe trajneri Reja është informuar më herët për këtë element dhe e kishte nën vëzhgim. Por aktualisht Bullari është pa klub dhe sipas informacioneve të grumbulluara, është drejt kalimit në Serinë B. Disa skuadra janë duke parë mundësinë e hedhjes së firmës nga djaloshi shqiptar në këtë kampionat. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *