Analiza/ Kryevepra taktike e Ançelotit që përmbysi PSG dhe Pochetino, çelësi i sekretit ishte lojtari i panjohur 19 vjeçar që quhet…”valvula e sigurisë” (VIDEO)

Nëse do t’ju pyesnim që të jepnit mendimin tuaj rreth lojtarit më të mirë të Real Madrid kundër PSG, në përmbysjen e madhe të Champions League, të gjithë do të përgjigjeshin Karim Benzema dhe më pak Luka Modriç. Por askujt nuk do t’i shkonte ndërmend për mesfushorin 19-vjeçar, Eduardo Camavinga. Praktikisht një “i panjohur” për arenën e futbollit europian teksa mbërriti te Reali nga Rene. Goli i parë i Benzema erdhi në minutën e 61, teksa Camavinga hyri në fushë në të 57, duke marrë vendin e Kros. A të jetë vallë një rastësi që goli të vijë pak minuta pas hyrjes së tij dhe Reali të shënojë edhe dy herë të tjerë? Jo edhe aq, ekspertët e analizave taktike e cilësojnë si goditje fatale që Ançeloti i dha kundërshtarit. Sapo hyri në fushë, Camavinga shkoi menjëherë te Luka Modriç për t’i dhënë direktivat e Ançelotit.

Kroati duhet të linte punën në mbrojtje dhe të vendoste në funksion gjenialitetin e tij vetëm për të krijuar raste. Ndërkohë Camavinga është kujdesur për t’i dhënë një energji të ri presingut të Realit, thyerjes së aksioneve, rifitimit të topit dhe nisjen e sulmeve të befasishme. Praktikisht Reali kishte një “valvulë sigurie” në mesfushë që kishte edhe saktësi të madhe pasimi, ndërsa Luka Modriç shkoi në rolin e “dirigjentit” për t’u kujdesur për kundërsulmet. Sa më tepër afroheshin minutat e fundit, aq më tepër kroati afrohej me portën e PSG. Ky ishte në fakt dhe i gjithë shpjegimi se pse Modriç po afrohej aq rrezikshëm në kuadratin që mbrohej nga Donaruma. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online