Qazim Laçi është një ndër emrat e paktë që merr vëmendjen mediatike thuajse çdo javë, për shkakun e ekipit ku bën pjesë aktualisht, Ajacio. Megjithatë kjo skuadër ndodhet në vendin e tretë dhe ka shumë gjasa që të jetë pjesë e Ligue 1 në sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar është pjesë kryesore e këtij klubi duke dhënë kontributin e tij.
Por nëse ka një fanellë që Laçin e nxjerrë nga vetja, është ajo kuqezi. Luan me shpirt dhe këndon me zemër, ndjeshmëria e madhe që ka ky mesfushor për Kombëtaren ka qenë mbreslënëse për tifozët kuqezi. Në këto dy miqësore të ardhshme të Shqipërisë, kundër Gjeorgjisë dhe Spanjës, do të kemi mundësinë që të rishohim sërish “luanin” tonë. /Sport Ekspres/