Lojtari më i urryer në një krahë dhe më i dashur në tjetrin, Calhanoglu firmos me rivalët e përjetshëm të Milanit

Hakan Calhanoglu ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij. Mesfushori turk zgjodhi që të vazhdonte karrierën e tij te Interi, duke qëndruar në të njëjtin qytet, por me rivalët e përjetshëm të klubit që ishte pjesë, Milanit.

Pra ky futbollist do të jetë më i urryeri në një anë të Milano dhe më i dashuri në tjetrën për vetë vendimin që ka marrë. Testet mjekësore do të kryhen në ditën e nesërme dhe Calhanoglu do të firmos kontratën 3-vjeçare me zikaltërit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *