Lojtari i Shqipërisë po shkëlqen me ekipin e ri në Angli, shpallet lojtari i ndeshjes dhe fiton…200 paundë

Nivelet në rënie për Armando Dobrën, por jo dëshira për të luajtur futboll. Si një thesar i Shqipërisë shihej për vetë mënyrën e lojës kur ishte pjesë e Ipswich, por disa hapa mbrapa nisën për të kaluar në National League.

Në këtë verë lojtari i Shqipërisë U-21 do të transferohej te Notts County. Menjëherë arriti të fitonte zemrat e tifozëve me driblimet dhe spektaklin që ofron në fushën e blertë. Ndërkohë vlerësimet kanë ardhur edhe nga specialistët e fushës së futbollit për të, jo vetëm sportdashësit.

Madje në javën e fundit, teksa Notts County barazoi 2-2 ndaj Chesterfield, Armando Dobra ka fituar çmimin “Vanarama Man of the Match”. Kështu lojtari shqiptar ka marrë 200 paundë dhe tani duhet të vendosi se në çfarë organizate bamirësie do ta dërgojë këtë shifër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *