Lojtari i ri i Barcelonës nuk ka frikë ta thotë hapur: E kisha të vështirë t’i thoja ‘jo’ Real Madridit

Rodri ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo” -n, ku ka treguar se si u detyrua të bënte një zgjedhje të vështirë mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Mefushori spanjoll në fund zgjodhi Barçën, por nuk ka frikë ta shprehë se e kishte shumë të vështirë t’i thoshte “jo” madrilenëve.

“Do të kisha preferuar dy ose tri javë pushime të qeta, por nuk ndodhi aspak kështu. M’u desh të analizoja shumë gjëra dhe të merrja një vendim kaq të rëndësishëm mes dy prej klubeve më të mira në botë. Në fund, zgjodha bazuar në aspektin sportiv, duke ndjekur atë që ndieja më shumë dhe duke vlerësuar se ku mund të fitoja e të rritesha më së shumti si lojtar. Nuk ishte aspak një vendim i lehtë. T’i thuash ‘jo’ Madridit nuk është e thjeshtë, sidomos sepse ata janë sjellë në mënyrë shembullore me mua”, ka treguar Rodri./Sport Ekspres/