Isko ka humbur shkëlqimin te Reali i Madridit dhe vazhdimisht kohëve të fundit ka qenë në qendër të kritikave. Lojtari nuk është i preferuari i Zidanit dhe kjo dallohet qartë në mungesën e minutave në këmbët e spanjollit. Këto arsye kanë bërë që mesfushori të përflitet për një largim nga “Santiago Bernabeu“ dhe në skenë ka dalë Evertoni i Karlo Ançelotit. Megjithatë është vetë trajneri italian që hedh poshtë gjithçka, teksa i quan këto thashetheme të pakuptimta.
“Janë thashetheme m***. Nuk është e vërtetë që jam pas Iskos. Nuk kemi filluar të mendojmë për skuadrën për merkaton e janarit. Kështu që ato komente janë, siç i thonë këtu, të pakuptimta”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/