“Do jemi kundërshtarë serioz për këdo”, Duro ngre lart Kombëtaren: Kemi më shumë cilësi se në 2016

Kombëtarja shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë, ku e prisnin 2 “finalet” në Ligën e Kombeve. Të dyja përballjet u mbyllën me fitore nga kuqezinjtë, që rrëmbyen kështu vendin e parë në grup dhe siguruan ngjitjen në Ligën B. Megjithatë ajo që vihej re ishte formimi i një grupi me plot të rinj të talentuar, që premtojnë për suksese në të ardhmen.

Në një prononcim për mikrofonin e “Report TV“, trajneri i njohur shqiptar, Shpëtim Duro, ka analizuar ndeshjet e fundit të Kombëtares, ku i ka bërë përshtypje fakti se këtë herë sulmi nuk çaloi aspak, por e gjeti rrugën e rrjetës lehtësisht. Sipas ish-trajnerit të Kukësit, ky grup i lojtarëve të Shqipërisë është edhe me i fortë se ai i vitit 2016, që na dërgoi për herë të parë në kampionatin Europian.

“Ajo që më ka bërë përshtypje sidomos dy ndeshjet e fundit, sepse nuk po e përfshij sfidën me Kosovën, kemi patur gjithmonë probleme me skuadrat që na mbrohen. Pozitive është fakti që me shumë lehtësi kemi arritur të shënojmë në dy ndeshje 6 gola.

Rikthimi i Cikalleshit dhe Memushajt i ka dhënë jashtëzakonisht pjekuri dhe përvojë skuadrës, duke mos anashkaluar askënd tjetër në grup. Kemi lojtarë të talentuar si Kumbulla, 19 vjeç, dhe fotokojen e tij Ramën Çepele, Brojën. Dy lojtarët kryesorë si Abrashi dhe Hysaj. Pra pavarësisht të gjithë këtyre mungesave skuadra funksionoi. Edhe në raport me 2016 (kur kombëtarja ishte në Europian) kemi më shumë cilësi.

Nuk mund të japim garanci sepse e para duhet të shohim kundërshtarët që na bien përballë sepse duhet të jemi realist, por kam besim shumë që skuadra do rritet, sepse ka futbollistë të rinj cilësor, do përfitojnë përvojë dhe ne do jemi kundërshtarë serioze për çdokënd”, ka thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online