Lojtari i Polonisë që shkëlqeu kundër Shqipërisë rezultoi me doping, UEFA zbardh vendimin me dënimin për ngjarjen tronditëse

Bartosh Salamon ishte një nga lojtarët që shkëlqeu në përballjen kundër Shqipërisë më 27 mars në Varshavë. Mbrojtësi 31-vjeçar kreu me sukses detyrat e tij në prapavijë, duke qenë një pengesë e madhe për sulmuesit kuqezi. Por përgjigjet e rezultateve të testit të antidopingut kanë shkaktuar diskutime të mëdha në Poloni.

Leç Poznani ka njoftuar se Salomoni ka rezultuar përdorues i dopingut në testin e zhvilluar pas ndeshjes kundër Djurgardenit në Ligën e Konferencës. Në Poloni nisën të shqetësoheshin për pasoja për klubin polak dhe për Kombëtaren e tyre, pasi një javë pas kryerjes së testit antidoping, 31-vjeçari u përball me Shqipërinë.

Në fund UEFA ka dhënë dënimin e saj. Sigurisht që Kombëtarja nuk mund të prekej pasi testi ishte zhvilluar në klub, por dënimi i marrë është personal. Salamon nuk do të ketë mundësi për të luajtur për tre muaj pas këtij skandali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online