Askush nuk e kishte mendjen te Milan-Napol! Të gjithë me kokën mbrapa në stadium për 33-vjeçaren, u bë e njohur se thumboi Georgina Rodriguez

Sipas të dhënave zyrtare, mbrëmë ndeshjen e San Siros mes Milanit dhe Napolit e kanë ndjekur gjithsej 75.742 tifozë. Mes tyre ishte edhe e ftuara speciale, Paola Saulino. Ajo është një aktore dhe modele 33-vjeçare e cila doli në qendër të vëmendjes së publikut kur thumboi partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Portugalia do të eliminohej në çerekfinale të Kupës së Botës nga Maroku dhe Georgina Rodriguez kritikoi trajnerin e asaj kombëtare në atë kohë, Fernando Santos, i cili e la Ronaldon në stol në fazën e 1/16 dhe çerekfinale. “Preferoj modestinë e nënave të futbollistëve marokenë sesa qasjen e pacipë dhe arrogante të Georgina Rodriguez.

Ajo duhet të falënderojë Ronaldon që nuk është më shitëse. Tani flet për futbollin dhe komenton vendimet e trajnerit portugez sikur di diçka për taktikat apo formacionin”, tha Saulino në atë kohë. Sa i përket ndeshjes së mbrëmshme, aktorja u shfaq në tribuna me një fustan ngjyrë kafe. Ajo ka publikuar disa foto në Instagram, ku njëra prej tyre tregon se ka rënë në sy të shumë njerëzve që ndodheshin aty pranë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online