Bartosh Salamon ishte një nga lojtarët që shkëlqeu në përballjen kundër Shqipërisë më 27 mars në Varshavë. Mbrojtësi 31-vjeçar kreu me sukses detyrat e tij në prapavijë, duke qenë një pengesë e madhe për sulmuesit kuqezi. Por përgjigjet e rezultateve të testit të antidopingut kanë shkaktuar diskutime të mëdha në Poloni.
Leç Poznani ka njoftuar se Salomoni ka rezultuar përdorues i dopingut në testin e zhvilluar pas ndeshjes kundër Djurgardenit në Ligën e Konferencës. Në Poloni nisën të shqetësoheshin për pasoja për klubin polak dhe për Kombëtaren e tyre, pasi një javë pas kryerjes së testit antidoping, 31-vjeçari u përball me Shqipërinë.
Në fund UEFA ka dhënë dënimin e saj. Sigurisht që Kombëtarja nuk mund të prekej pasi testi ishte zhvilluar në klub, por dënimi i marrë është personal. Salamon nuk do të ketë mundësi për të luajtur për tre muaj pas këtij skandali. /Sport Ekspres/