Mançester Siti fluturon drejt titullit, Guardiola mahnit me lojën e skuadrës së tij dhe lojtarë si Aguero e De Brujne kanë arritur kulmin e karrierës, duke shënuar dy dhënë asiste pa fund.
Për këtë arsye, nuk është çudi që Aguero është sërish në listën e lojtarëve kandidatë për çmimin Lojtari i Muajit në Premier Ligë, çmim shumë i vlerësuar, dhënë nga Premier Liga, në bashkëpunim me EA Sports.
Nuk është vetëm Aguero dhe përballë ka rivalë në formë fantastike, duke nisur nga Mohamed Salah, njeriu i rekordeve të Liverpuli.
Po shkëlqen edhe Hazard, me Çelsin e ringjallur në shkurt, ashtu si mesfushori mahnitës Dembele te Totenhemi.
Jashtë klubeve të kreut, në garë është Xhekson Shaqiri, me shqiptarin që është kthyer në formë fantastike me trajnerin e ri Pol Lambert. Tre gola e një asist, 7 goditje në kuadrat, një më pak se Salah e De Brujne, që kanë nga pas skuadra shumë herë më cilësore se Shaqiri.
Për të votuar për Shaqirin është e lehtë https://potm.easports.com/, pasi çdo përdorues interneti mund të votojë një herë dhe nëse gjithë shqiptarët votojnë për Shaqirin, mund ta fitojë ai çmimin prestigjioz.