Florent Hadërgjinaj i ka dhënë fund beqarisë. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është martuar me Dorina Podrimjën. Modelja shqiptare i ka thënë po propozimit të 27-vjeçarit për të lidhur kurorë së bashku.
Lajmin e ka ndarë vetë Hadërgjonaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Kujtojmë se Dorina Podrimja më parë ka qenë në një marrëdhënie me lojtarin e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhakën./Sport Ekspres/