Erdhi me bujë të madhe si njeriu gol i Juventusit, Vlahoviçi humbet edhe Kombëtaren serbe

Dushan Vlahoviç ishte transferimi më i shtrenjtë i bërë në merkaton e janarit nga klubi i Juventusit. Sulmuesi serb erdhi nga Fiorentina për të qenë njeriu gol i bardhezinjve. Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi. Pavarësisht pritshmërive të larta, Vlahoviç nuk e ka justifikuar deri më tani shumën e shpenzuar për të.

Madje sulmuesi i “Zonjës së vjetër” ka humbur edhe vendin në Kombëtaren serbe. Trajneri Dragan Stojkoviç ka publikuar listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion në muajin qershor për Ligën e Kombeve, por emri i Vlahoviçit mungon në këtë listë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online