Lojtari i Interit ishte në fushë ndaj Torinos, hajdutët futen në shtëpinë e tij

Vjedhet e shtëpive të futbollistëve janë shtuar ndjeshëm në vitin 2021. Pas incidentit në banesën e Benzemas dhe Icardit, një tjetër lojtar ka rënë pre e grabitësve. Bëhet fjalë për Stefano Sensin, shtëpia e të cilit u plaçkit në ndeshjen Inter-Torino.

Të mërkurën në mbrëmje, policia njoftoi se në pronën private të Stefano Sensit janë vjedhur sende me vlerë të lojtarit dhe bashkëshortes së tij, si dhe një orë me vlerën 70 mijë euro.

Gazetta Dello Sport deklaroi se dëmi i shkaktuar në shtëpinë e Sensit ishte me një vlerë prej 200 mijë eurosh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online