Lojtari i të rinjëve të Gjermanisë, Yusufa Mukoko, ka kaluar një mbrëmje të tmerrshme në Kombëtare. Futbollisti me origjinë nga Kameruni është ofenduar nga tifozët e Kombëtares që përfaqëson për shkak të origjinës.
Pas një humbje të penalltisë dhe performance disi të dobët, në barazimin 1-1 me Izraelin në kampionatin europian për U-21, tifozët shpërthyen kundër tij. “Nëse fitojmë, ne jemi të gjithë gjermanë. Nëse humbasim, nisin ato ulërimat e majmunëve dhe quhemi të Afrikës. Kur merr mesazhe të tilla, ndihesh thjesht i neveritshëm”, tha Mukoko. /Sport Ekspres/