Franca mori një fitore të lehtë ndaj Polonisë. Francezët triumfuan me shifrat 3-1 dhe siguruan kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës. Titullar nga minuta e parë ishte edhe Kounde, i cili e nisi ndeshjen duke thyer rregulloren.
Lojtarët përpara se të futen në fushë nuk duhet të kenë asnjë send, bizuteri apo çfarëdo lloj objekti tjetër. Ndërkohë Kounde mbate varur në qafë një varëse, të cilën gjyqtarët e vunë re vetëm pas 40 minutave lojë. Pasi vunë re këtë detaj, gjyqtarët e detyruan futbollistin francez të heqë varësen në mënyrë që të vazhdonte lojën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/