“Lojtarët tanë kishin probleme shëndetësore”, trajneri i Erzenit shpjegon barazimin me Bylisin: Ishim në presion për 3 pikët

Në ditën e sotme janë zhvilluar dy takimet e tjera të Superiore, teksa pritet edhe zhvillimi i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Teutës për të mbyllur këtë vit kalendarik. Egnatia arriti të përmbyste rezultatin dhe të fitonte ndaj Kastriotit me shifrat 2-3, megjithëse luajti me 10 lojtarë që nga pjesa e parë pas ndëshkimit me karton të kuq nga Agbekpornu në të 41. Nga ana tjetër Erzeni dhe Bylisi ndan pikët në barazimin 1-1. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Kapllani: “Po luanim me një rival shumë të fortë. E kishim përgatitur ndeshjen pak ndryshe. Më vjen keq për mënyrën sesi e pësojmë. Kemi punuar gjithmonë me goditjet standarte dhe nuk ishim të vëmendshëm. Ishim në presion të marrjen e 3 pikëve. Fatmirësisht e barazuam ndeshjen dhe dolëm me një pikë. Disa lojtarë të Erzenit kanë pasur probleme me shëndetin. Dy ndërrimet e para i kam bërë të detyrueshme”.

Bellai: “Jam shumë i kënaqur, megjithëse humbet 2 pikë nga një goditje standarte. Pas gjithë atyre humbjeve, nëse do të thonim se do të merrnim 4 pikë në dy ndeshjet e fundit ndaj Egnatias dhe Erzenit, askush nuk do ta besonte. Për këtë arsye unë jam shumë i kënaqur nga lojtarët e mi. I dhamë shumë mundësi Erzenit, kemi bërë disa gabime. Por në përgjithësi unë jam shumë i kënaqur me ekipin”.

Duro: “Jemi në situatë të mirë, e kam marrë ekipin në vendin e parafundit dhe e mbyllim këtë vit në vendin e 3. Më ka pëlqyer skuadra në 30 minutat e para, po dominonim në fushë. Shënuam dhe kaluam në avantazh, por e pësuam nga pakujdesia. Ne kemi bërë detyrën, ishte një ndeshje pa ritëm pasi fusha ishte e vështirë, terreni. Më gëzojnë 3 pikët dhe 2 golat e pësuar”.

Mema: “Sot nuk funksionoi asgjë. Nuk e kuptova pse ekipi u kthye në mbrojtje. Kam pasur lojtarët me probleme, sëmurë që nuk kanë kryer dot një seancë stërvitore. Tani kemi 21 ditë kohë dhe duhet të punoj fort me skuadrën. Hasani ka qenë me brinjë të krisura, luajti me probleme, kam pasur ekip të sëmurë. Duhet ta bazoj lojën në 12 futbollistë, nuk ka shumë alternativa. Unë një javë kam këtu dhe nuk është kohë e mjaftueshme për të zbatuar filozofinë time si trajner”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online