“Lojtarët shkojnë e vijnë, Milani mbetet”, legjenda kuqezi shpërthen ndaj Donnarumas

Donnaruma nuk rinovoi me Milanin edhe pas shumë përpjekjeve të dy drejtuesve sportiv, Maldini dhe Gazidis. Së bashku me agjentin Mino Raiola, portieri italian vendosi ta shohë të ardhmen diku tjetër, duke thyer zemrat e shumë tifozëve kuqezi, të cilët kishin besuar tek ai. Ish lojtari i Milanit, Massimo Ambrosini deklaroi se largimi me parametra 0 nga Milani ishte mungesë respekti.

Sipas tij asnjë skuadër nuk ka më shumë histori se “djalli”, prandaj ishte një gabim i madh që Donnaruma zgjodhi paratë. Përsa i përket Raiolës, Ambrosini ja vë fajin më të madh Donnarumës, pasi agjenti bën çfarë i thote lojtari.

“Futbolli sot nuk është ai që ka qenë më parë. Faji nuk qëndron vetëm te Raiola, por edhe te Donnarumma. Insigne, për shembull, për të qëndruar në Napoli pushoi nga puna Raiolën, ky është një sinjal i fortë Gigio te Barcelona? Çfarë ka Milani më pak se Barcelona? Asgjë! Personalisht, unë besoj se largimi nga Milani me 0 ishte një mungesë e madhe respekti për një klub që e lejoi Donnarumma të arrinte këto nivele. Lojtarët vijnë dhe shkojnë, Milani mbetet”- u shpreh Ambrosini./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *